Valverde befason tifozët e Barcelonës

Ernesto Valverde ka mohuar spekulimet se do të emërohet trajner i ri i Barcelonës.

Sport

24/05/2017 14:42

Ernesto Valverde ka mohuar se ka marrëveshje me Barcelonën.

“Nuk i jam zotuar asnjë klubit. Nuk kam folur me askënd. Por, përfaqësuesit e mi e kanë pranuar interesimin e disa ekipeve,” ka thënë ai sot në konferencë për media.

I pyetur për interesimin e Barcelonës, ai ka thënë se nuk dëshiron të flasë asgjë ekip në veçanti.

“Nuk flas për ekipet, prandaj nuk mund të konfirmoj asgjë,” ka shtuar ai.