Valve shtyen prodhimin e pajisjeve për lojëra për vitin 2015

Valve ka shtyer lansimin e kontrolluesve dhe pajisjeve të tij të video lojërave të quajtur Steam Machine deri në fillim të vitit 2015.

Auto & Tek

28/05/2014 17:23

Firma me bazë në SHBA tha se i duhet më shumë kohë që të punojë në sistemin e kontrolluesve të lojërave, i cili përmbanë dy të tillë.

Lansimi gjithashtu thuhet se do të përfshijë edhe pajisje të tjera të cilat janë duke u planifikuar të shiten me sistemin harduerik të Steam Machine.

Valve njihet më së miri për krijimin e lojërave duke përfshirë Half Life, Dota 2 dhe Left 4 Dead, dhe gjithashtu për krijimin e Steam, një shërbim i cili përfshinë lojërat më të mira dhe më të shitura për kompjuterët personal.

Kompania me bazë në Bellevue, Washington, njoftoi shtatorin e kaluar se është duke punuar edhe në disa lojëra të tjera të fokusuara në sistemin operativ Linux, përmes sistemit të quajtur SteamOS, për të prodhuar shumë prototip të makinerive për ti testuar aty.

Valve është duke menduar që dhomën tuaj ta rikthejë në \”dhomë për lojëra\”, duke krijuar këtë pajisje që futet në TV dhe që luhet duke përdorur kontrolluesin e ri me vibrim, i cili gjatë momenteve të lojës krijon vibracione varësisht prej situatës së lojës dhe aksionit të saj.

Idea është që lojërat në kompjuter ta rikthejnë dhomën e përdoruesit në një \”dhomë lojërash\”, një vend tashmë të dominuar nga pajisjet e Sony, Microsoft dhe Nintendo.