Valuta ruse po sharron gjithnjë e më shumë

Valuta ruse rubla, vlera e së cilës po shkrihet për arsye të krizës në Ukrainë dhe rënies së çmimeve të naftës, të enjten ka arritur rekord të ri të vlerës më të ulët karshi valutave euro dhe dollar.

Lajme

06/11/2014 19:25

Pas kësaj rënie të madhe, një euro vlen 58.11 rubla, ndërsa një dollar amerikan 46.77 rubla. Valuta ruse ka humbur gati një të katërtën e vlerës gjatë këtij viti.

Banka qendrore e Rusisë dje ka njoftuar se ka vendosur që intervenimet në tregun financiar të mos tejkalojnë shumën rpej 350 milionë dollarëve në ditë në përpjekjet për të ndalur rënien e vlerës së rublës, për çka deri tash ka shpenzuar miliarda dollarë.