Valon Murati dorëzon postin e ministrit tek Dardan Gashi

Valon Murati edhe zyrtarisht ia ka dorëzuar detyrën ministrit të ri të diasporës, Dardan Gashit. Murati e ka bërë të ditur këtë duke thënë se i shpreha gatishmërinë time personale për të bashkëpunuar në të ardhmen në funksion të fuqizimit të raporteve të Kosovës me diasporën shqiptare

Lajme

12/09/2017 15:49

Ky është postimi i plotë i tij: 

Sot ia dorëzova detyrën e ministrit z.Dardan Gashi, ministrit të ri të diasporës, duke i shpjeguar rezultatet e arritura dhe sfidat e së ardhmes. I shpreha gatishmërinë time personale për të bashkëpunuar në të ardhmen në funksion të fuqizimit të raporteve të Kosovës me diasporën shqiptare. Njëkohësisht sot takova stafin e ministrisë, të cilin e falenderova për bashkëpunimin e deritanishëm dhe të cilin e prezantova me ministrin e ri.