Valon Berishës i besohet numri 7 te Lazio

Valon Berisha do të mbajë fanellën me numër 7 te Lazio.

Sport

03/08/2018 19:03

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, gjatë ditës së sotme është prezantuar te Lazio.

Në prezantimin e Berishës, prezent ka qenë edhe Igli Tare, i cili nuk kurseu fjalët më të mirë për mesfushorin 25 vjeçar.

Në prezantim u bë i ditur edhe numri që Berisha do të mbajë tek Lazio.

Yllit të Përfaqësueses së Kosovës i është besuar fanella me numrin 7./Lajmi.net/