“Valon Berisha, një luftëtar i madh”

Valon Berisha është prezantuar si lojtar i Lazios.

Sport

04/08/2018 09:02

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, këtë verë la Salzburgun e Austrisë për t’iu bashkuar italianëve të Lazios.

Në prezantimin  e tij, Berisha është paraqitur së bashku me drejtorin sportiv të Lazios, Igli Taren.

Ish sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, ka thënë fjalë të mëdha për 25 vjeçarin, që pritet të ndihmojë shumë Lazion në arritjen e synimeve në sezonin e ri.

“Nuk e kam fshehur admirimin që kam për të, ai ka diçka që përfaqëson frymën e kësaj shoqërie (Lazio), është një luftëtar i madh, një person i madh brenda dhe jashtë fushës”, ka thënë Tare.