Valon Berisha me fjalë emocionuese: Ja pse zgjodha Kosovën

Valon Berisha është lojtari më i ri që i ka thënë “Po” Kosovës.

Sport

25/08/2016 22:16

Ai ka pranuar ta lë Norvegjinë për Kosovën, derisa vëllau i tij i vogël, Vetoni, ka marrë vendim të kundër me të.

Zgjedhjen e tij, Valoni ka sqaruar për faqen zyrtare të federatës norvegjeze, duke pritur mirëkuptim nga të gjithë.

“Unë dhe familja ime kemi ndjenja të veçanta si për Norvegjinë, ashtu edhe për Kosovën, por unë kam një lidhje më të veçantë me Kosovën, pasi ajo u bë shtet i pavarur dhe unë kam familje të madhe atje. Në të njëjtën kohë, kjo do të thotë shumë për mua që Vetoni do të luajë për Norvegjinë, ku është lindur dhe rritur,”ka thënë Valoni, 23 vjeçar, që ka pasur 20 paraqitje me ekipin e parë të Norvegjisë deri më tani.

“Janë ndjenja të fora dhe një zgjedhje e vështirë për t’u bërë. Prandaj, unë ndryshova mendimin tim pas këshillave familjare dhe shpresoj që të gjithë do të kenë mirëkuptim për këtë,” ka shtuar ai.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.