Valon Berisha i dëshpëruar për mos arritjen në finale të Ligës së Evropës

Salzburgu i Valon Berishës nuk ka arritur të kualifikohet për në finale të Ligës së Evropës.

Sport

03/05/2018 23:50

Skuadra austriake u mposht nga Marseille, me rezultat të përgjithshëm, 3:2.

Ndeshja e parë në Francë i kishte takuar Marseille me rezultat 2:0, ndërsa ndeshjen e kthimit Salzburgu e fitoi me rezultat 2:1.

Kjo humbje ka dëshpëruar Valon Berishën, që pa dyshim ka qenë lojtari më i mirë i Salzburgut në Ligën e Evropës, dhe më meritori për arritjen deri në gjysmëfinale./Lajmi.net/