Valon Berisha fajëson mbrojtjen për humbjen ndaj Islandës

Valon Berisha ka deklaruar se gabimet në mbrojtje i kanë kushtuar me humbje Kosovës ndaj Islandës.

Sport

24/03/2017 23:11

“Luftuam deri në fund dhe treguam karakter. Ishte një prej lojërave më të mira tonë. Ishte supergol i Nuhiut mirëpo na kushtuan gabimet në mbrojtje. Kemi thënë njëri-tjetrit për të fituar lojën, mirëpo nuk e patëm fatin”, tha Berisha pas ndeshjes.

Valon Berisha ishte një nga lojtarët më të mirë në ndeshje. /Lajmi.net/