Valon Behrami martohet me kampionen e botës

Valon Behrami ka vendosur të martohet me Lara Gut.

Sport

12/07/2018 12:44

Valon Behrami është martuar me Lara Gut.

Pas përfundimit të aventurës së Zvicrës në Kampionatin botëror, vetëm 8 ditë më pas, Behrami ka vendosur të martohet me Lara Gut.

“Ju dhe unë, familjet tona dhe miqtë më të afërt përreth nesh, ndjenjat e shtëpisë …. Nuk mund të imagjinoja një mënyrë më të mirë për të thënë po. 11 Korrik 2018,” shkruan Lara në Instagram.