Valltarja shtatzënë

Një instruktore e baletit është fotografuar duke vallëzuar, edhe pse është në javën e 39’të të shtatzënisë. Mary Helen Bowers, 34, New York City, thotë se rutina e saj e ka forcuar shtatzëninë dhe se e ka inspiruar ta krijojë një bazë të ushtrimeve të paralindjes. “Duke e vazhduar punën dhe vallëzimin gjatë shtatzënisë, ndihej…

Lifestyle

19/12/2013 19:30

Një instruktore e baletit është fotografuar duke vallëzuar, edhe pse është në javën e 39’të të shtatzënisë. Mary Helen Bowers, 34, New York City, thotë se rutina e saj e ka forcuar shtatzëninë dhe se e ka inspiruar ta krijojë një bazë të ushtrimeve të paralindjes.

“Duke e vazhduar punën dhe vallëzimin gjatë shtatzënisë, ndihej se po e mirëmbaj formën, duke e ditur se bebja po e ndan ditën me mua”, deklaroi kreatorja e ‘Ballet Beautiful’ për uebfaqes Elle.com.

Bowers është më mirë e njohur për trajnimet që ua bën ‘engjëjve’ të Victoria’s Secret dhe po e bën gati Natalie Portman për rolin e saj në Black Swan. Bowers thotë se mjeku i saj është në dijeni komplete për planin e ushtrimeve që bën ajo.