Valltarja kërcënon Vëllazërinë Myslimane

Sama el-Masry është duke kërcënuar se do “ua çjerrë maskat” Vëllazërisë Myslimane në Egjipt. Ajo do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Të shohim se çfarë do të bëjë.

Bota

01/02/2014 22:15

A ka marrë goditje të fuqishme Egjipti, prej se kur Vëllazëria Myslimane është paraqitur në skenë, që tashmë ka filluar të ngjajë si një farë? Sipas një vallëzuese orientale, e cila po kërcënon se do të ekspozojë sekretet më të thella të Vëllazërisë, përgjigja e kësaj pyetje do të mund të jetë thjeshtë “PO”.

Valltarja dhe aktorja egjiptiane Sama el-Masry e ka bërë publike se ajo do të marrë pjesë në zgjedhje parlamentare, dhe nëse fiton, ajo është betuar se ka në mendje të hakmerret ndaj Vllëzërisë Myslimane.

“Unë do të garoj në zgjedhje dhe shpresoj që do të fitoj, dhe pastaj mund t’i tregoj Vëllazërisë për çdo ditë se çfarë në të vërtetë janë ata”.

Valltarja ka filluar një fushatë kundër Vëllazërisë. Ajo premton se ka një “surprizë speciale”, në shou’n e saj më të ri “Ayouh Bah”. Ajo thotë se aty do të “zbulohen tradhtarët dhe agjentët” e Vëllazërisë.

Masry është më shumë e njohur si një aktiviste politike sesa një valltare profesioniste. Ajo është bërë e famshme me qëndrimet e saj anti-amerikane. Ajo mandje kishte bërë një video kundër Barack Obama’s kur ai kishte shprehur mbështetjen e tij për Vëllazërinë Myslimane.

Masry është përkrahëse e Ushtrisë në Egjipt. Gjatë videos dedikuar Obamas, ajo këndon “Ushtria jonë është shumë  e fortë”, dhe në sfond duket edhe fotografia e komandantit të ushtrisë, Abdel Fattah al-Sisi.