Vallëzimi provokues i një lojtari para se të shënonte solli dhunë në Brazil

Ka eskaluar në dhunë ndeshja e U20 të Fluminense dhe Vasco de Gama në Brazil.

Sport

23/04/2018 20:46

Protagonist i shpërthimit të dhunës u bë një lojtar i Fluminenses që shënoi golin e pestë për skuadrën e tij në minutën e fundit të ndeshjes, për fitoren 5-3.

Pas një kundërsulmi të shpejtë të nisur nga Fluminense, sulmuesi i tyre doli i vetëm përballë portës, duke bërë disa lëvizje provokuese e poshtëruese për kundërshtarët, para dërgimit të topit në rrjetë.

Provokimi i tij bëri që tifozët të futën në fushë për t’u përleshur, e për t’i dhënë një fund të hidhur kësaj ndeshje./Lajmi.net/

YouTube player