Vallëzimi i veçantë i Mimoza Kusarit në Amerikë /VIDEO

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari Lila po qëndron në Amerikë ku po merr pjesë në kampanjën “Dhuna nuk është çmimi që gratë duhet ta paguajnë në politikë”.

Lajme

11/05/2018 15:23

Aty po marrin pjesë shumë gra nga vende të ndryshme të botës si nga Meksika, Gjeorgjia, Suedia, SHBA, Anglia, Kosova e të tjera. Ambasadore e kësaj fushate është ish sekretarja e shtetit amerikan Medeline Albright.

Pas fotografive të postuara nga takimi me gra të ndryshme si Medeline Albright e Vlora Çitakun, vëmendje në Instagramin e Kusarit ka tërhequr një video në të cilën Mimoza duket së është duke vallëzuar dhe mjaft në disponim para se të fillojë të mbaj fjalimin në këtë kampanjë.

E veshur në një fustan të kuq kombinuar me një palë këpucë krem Mimoza Kusari Lila duket shumë bukur.

YouTube player