Vallëzimi i Rita Orës me flamurin e Kosovës në Kroaci

Rita Ora është njëra ndër artistet që përfaqëson më së miri imazhin e Kosovës në botë.

ShowBiz

09/07/2018 09:02

Këngëtarja së fundi ka performuar në Kroaci, ku mbajti koncert para fansave të saj në atë vend, shkruan lajmi.net.

Koncerti i saj ishte i veçantë për faktin se këndoi pikërisht në natën kur Kroacia kaloi në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror.

Por jo vetëm kaq, në rrjete sociale kanë qarkulluar pamje nga koncerti në të cilin shihen që në radhën e parë në publik valëviteshin flamuri i Kosovës dhe ai kombëtar.
Madje, ato imazhe i ndau edhe Rita në llogarinë e saj, ndërsa në një video shihet teksa këngëtarja i merr flamurin e Kosovës fansave dhe performon në skenë me të. /Lajmi.net/