Valladolidi i Ramës befason Barcelonën

Valladolid realizoi fitore të madhe duke mposhtur Barcelonën me rezultat 1:0. Gjiganti katalan konfirmoi se është larg nga forma e dëshiruar dhe pësoi një disfatë që mund t’i kushtoj shtrenjtë në garë për titullin e kampionit në La Ligë. Mesfushori italian Fausto Rossi shënoi në minutën e 17’të, atë që doli të jetë goli i…

Sport

08/03/2014 16:51

Valladolid realizoi fitore të madhe duke mposhtur Barcelonën me rezultat 1:0.

Gjiganti katalan konfirmoi se është larg nga forma e dëshiruar dhe pësoi një disfatë që mund t’i kushtoj shtrenjtë në garë për titullin e kampionit në La Ligë.

Mesfushori italian Fausto Rossi shënoi në minutën e 17’të, atë që doli të jetë goli i vetëm i ballafaqimit, ku Barcelona dështoi të shfaq lojën e saj të zakonshme dhe humbi ato pak raste për shënim që i pati.

Fitoren e vendasve e shijoi edhe sulmuesi kosovar Valdet Rama i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 72’të në vend të Zakarya Bergdich.

Reprezentuesi i Shqipërisë u shfaq mjaft i rrezikshëm duke i krijuar telashe Javier Mascheranos.

Barcelona humbi rastin të ngjitet në krye të tabelës dhe vazhdon të ketë një pikë më pak se Real Madrid që të dielën ndeshet me Levanten në Santiago Bernabeu.