Valladolid ‘eliminon’ Realin

Real Madrid duket se u eliminua nga gara për titull në La Ligë. Los Blancos barazuan 1:1 në udhëtim te Valladolid, dhe zbritën në pozitën e tretë në tabelë, katër pikë më pak se lideri Atletico Madrid.

Sport

07/05/2014 23:55

Real Madrid bëri një gabim të rëndë në garë për titull në La Ligë.

Los Blancos barazuan në udhëtim te Valladolid, dhe tani janë në pozitë shumë të vështirë për të t’u shpallur kampion.

Dueli nisi keq për Realin pasi Cristiano Ronaldo u lëndua dhe doli nga fusha pas vetëm nëntë minutash lojë.

Në minutën e 35-të, Sergio Ramos e kaloi Realin në epërsi me një gol të bukur nga goditja e lirë. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e mysafirëve.

Por, Reali nuk arriti të realizonte sërish pas vazhdimit, dhe vendasit u rikthyen në lojë pesë minuta para fundit kur Humberto Osario realizoi golin e barazimit, që vendosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Reali tani zbret në pozitën e tretë në La Ligë, me 84 pikë, një më pak se Barcelona e dyta dhe katër më pak se Atletico Madrid, dy xhiro para fundit.