Valixhja që ju transporton

Për të gjithë ata që udhëtojnë shpesh për shkak të punës, apo për pushime, tmerri më i madh janë valixhet dhe tërheqja e tyre nga njëri aeroport a stacion në tjetrin.

Fun

28/04/2018 23:51

E për të lehtësuar sa më shumë këtë, një grup shpikësish të rinj kanë dalë me një risi interesante; valixhen që jo vetëm nuk ka nevojë që të tërhiqet, por ju tërheq ju!

Valixhikleta e quajtur “Modobag” shndërrohet në një mjet transporti të kendshëm. Mjafton që të hapni timonin komandues, të hipni mbi të dhe…jepini gaz!

Ajo furnizohet me një bateri të fuqishme, por praktike dhe e lehtë, që karikohet përmes energjisë elektrike dhe në gjendje që të udhëtojë për 9 kilometra pa patur nevojë për një karikim tjetër.

Valixhikleta kap një shpejtësi nga 7 deri në 11 kilometra për orë dhe mund të blihet për një çmim prej 1400 dollarësh.