Valencia – Juventus, lajmi i fundit nga Dybala

Juventus ka marrë një mbështetje nga stërvitja e fundit para nisjes në Valencia.

Sport

18/09/2018 13:16

Juventus ka marrë një lajm të mirë nga Paulo Dybala para ndeshjes me Valencian në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi argjentinas i cili ankohej në një lëndim pas fitores ndaj Sassuolos, ka stërvitur sot rregullisht me ekipin.

Andaj, mediat italiane raportojnë se Dybala do të jetë pjesë e ekipit të Juventusit për duelin ndaj Valencias, përcjell “lajmi.net”.

Por, ende nuk është e sigurt nëse do të luajë nga formacioni bazë apo do të jetë rezervist për ballafaqimin në Mestalla. /Lajmi.net/