Valencia cakton çmimin për shitjen e Zazas

Simone Zaza spekulohet se mund të rikthehet në Serie A.

Sport

12/05/2018 08:19

Valencia është duke konsideruar mundësinë e shitjes së Simone Zaza.

“Deporte Valenciano” ka njoftuar se klubi nga Mestalla e vlerëson sulmuesin italian në së paku 30 milionë euro.

Zaza spekulohet se mund të rikthehet në Serie A, gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

Milan ka shfaqur interesim për transferimin e ish sulmuesit të Sassuolos dhe Juventusit. /Lajmi.net/