Valdrin Lluka: Akili na zbardhi fytyrën

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka uruar xhudistin Akil Gjakova, pas fitores në Kampionatin Europian U23.

Lajme

03/11/2018 19:17

Lluka në një postim në Facebook, ka thënë se Akili sapo zbardhi ftyrën.

“Akili sapo na zbardhi ftyren prapë! Me medalje të Artë në Evropë! Bravo Akil Gjakova Bravo Toni Kuka”, ka shkruar Lluka.

Ndryshe, Akil Gjakova ka fituar sot medaljen e artë në Kampionatin Europian U23, përcjell lajmi.net.

Kjo është arritja e dytë e Akilit brenda këtij muaji, pasi edhe në Grand Slamin e Abu Dhabit fitoi medaljen e argjendtë. /Lajmi.net/