Valdete Idrizi në Kçiq dhe Koshtovë, e përkushtuar për ngritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve

Valdete Idrizi, së bashku me Ministren Dhurata Hoxha, ka zhvilluar vizitë në Kçiq dhe Koshtovë, me ç’rast kanë bashkëbiseduar me shumë familje të kësaj ane, me qëllim të njohjes me preokupimet e tyre si dhe rëndësinë e zgjedhjeve lokale.

Lajme

25/09/2017 20:28

Ministrja Hoxha, në rrjetin social ka shkruar se nga takimet, u morën shumë rekomandime që për kryetaren e ardhme do të jenë sfida, që nga arsimi, shëndetësia dhe infrastruktura. Investimet në infrastrukturë ishin sferë e interesit të këtyre qytetarëve.

Takimet me qytetarë, Znj. Hoxha dhe Znj. Idrizi i kanë vijuar edhe në Koshtovë, duke takuar disa familje dhe shumë qytetarë, në këtë fshat piktoresk.

Ja postimi i plotë i Ministres Hoxha:

“Në Kçiq, me kandidaten për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizin, kemi vizituar disa familje dhe bashkëbiseduam me to rreth preokupimeve jetësore, perspektivës për një të ardhme më të mirë, për zgjedhjet lokale dhe rëndësinë e tyre.

Nga takimet, u morën shumë rekomandime që për kryetaren e ardhme do të jenë sfida, që nga arsimi, shëndetësia dhe infrastruktura. Investimet në infrastrukturë ishin sferë e interesit të këtyre qytetarëve. Këto preokupime do të gjejnë zgjidhje në mandatin e ardhshëm të kryetares Idrizi sepse ajo do të sjell ndryshimin.

Vëmendje e veçantë e kryetares Idrizi, do të jetë përmirësimi i cilësisë së jetës, ndryshimi i gjendjes në këtë zonë”.

#ForcaENdryshimit  #PDK94

tirane