Valdete Idrizi: Ka ardhur koha për zhvillimin e Mitrovicës

Kandidatja e PDK-së për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi së bashku me Kadri Veselin kanë prezantuar kandidatët për asambleistë në këtë komunë.

Lajme

26/09/2017 20:16

 

Idrizi në fjalimin para simpatizantëve të PDK-së ka deklaruar se do të punojë për zhvillimin e qytetit të Mitrovicës.

Ajo ka garantuar qytetarët se do të qeverisë në mënyrë të drejtë dhe transparente.

Sipas Valdete Idrizit, Mitrovica do të jetë vend i zhvillimit dhe jo i stagnimit. /Lajmi.net/