Valdete Idrizi flet pas humbjes në Mitrovicë – Lajmi.net
Valdete Idrizi flet pas humbjes në Mitrovicë
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 19:35, 20 November 2017
Pas rezultateve të balotazhit, ku fitoi kandidati i AKR-së, Agim Bahtiri, kundërkandidatja, Valdete Idrizi ka shprehur një falënderim për votuesit e Mitrovicës, edhe pse shumica nuk e kanë votuar.

Ja postimi i plotë:

“Me respektin më të madh, falënderoj çdo qytetar që kontribuoi për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, duke kontribuar që vota për kandidaturën time, të jetë e respektuar.

Çmoj lartë angazhimin e secilit qytetar që votoi për platformën time, platformën për ndryshim, sado që vota të pamjaftueshme, ato patën jehonën e duhur në shumë familje, brenda dhe jashtë vendit. Përgëzoj secilin veç e veç. Ju faleminderit.

Shpreh respekt për zgjedhjen e secilit qytetar të Mitrovicës në këto zgjedhje, por konsideroj megjithatë se çdonjëri ka për obligim ta japë kontributin për një Mitrovicë më të mirë, pavarësisht përgjegjësisë që ka. Qytetari i Mitrovicës ka zgjedhur vazhdimin e qeverisjes së deritashme, ashtu qoftë!

Fjalët kyçe: Valdete Idriz

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Rock Wheels
  • Play iStunt 2
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Bike Rivals