Valdete Bajrami: Vetëvendosje e porositi sondazhin (Video)

Deputetja e Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami, ka reaguar ndaj sondazhit të Lëvizjes Vetëvendosje, i cili Nismën e radhit në vendin e gjashtë me vetëm 3 për qind të përkrahjes elektorale.

Lajme

21/03/2017 23:02

Ajo në emisionin “Fakt Plus”, ka thënë se ky sondazh është i porositur nga Vetëvendosje dhe se Nisma ka shënuar rritje e që parashihet të rrisë numrin në 10 deputetë.

Deputetja Bajrami ndër tjerash ia ka përmendur Lëvizjes Vetëvendosje zgjedhjet e fundit lokale në Drenas, ku Nisma shkoi në balotazh.

Ajo tha se në këto zgjedhje Vetëvendosje nuk ka pasur as zyrë në Drenas, e as kandidat për kryetar.

YouTube player