Valdete Bajrami: AAK e Nisma do t’i fitojnë zgjedhjet

“Besoj që AAK dhe Nisma për Kosovën do të jenë fituese për zgjedhjet e ardhshme”.

Lajme

12/07/2016 18:33

Në Info Magazine të Klan Kosovës e ftuar është shefja e grupit parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami.

Ajo ka folur edhe për koalicionin AAK dhe Nisma për Kosovën duke thënë se ky koalicion po ecën mirë.

“Koalicioni AAK dhe Nisma për Kosovën po funksionon shumë mirë dhe Nisma  ka mbajtur Kuvendin dhe duhet të jetë shembull për të gjitha partitë”.

Ajo ka thënë se “qytetarëve i duhet një frymë e re që do të sjellë ndryshimin”.

“Besoj që AAK dhe Nisma për Kosovën do të jenë fituese për zgjedhjet e ardhshme”.

“Ne e kalojmë edhe Lëvizjen Vetëvendosje, në këtë rast do të duhet punë shumë e madhe por besoj që qytetarët kanë material për t’i ndëshkuar PDK-në dhe LDK-në sepse i kanë përdorur të gjitha format kundër njëra tjetrës”.

Shefja e grupit parlamentar të Nisma për Kosovën është shprehur se koalicioni i partisë së saj dhe AAK-së do të jetë afër qytetarëve dhe nuk do të jetë kundër interesave të qytetarëve.