Valdes ‘përforcon’ Man Utd-in

Victor Valdes do të jetë përforcimi i ri i Manchester Unitedit. Ai e ka bindur menaxherin Louis van Gaal, se e meriton të jetë pjesë e ekipit nga Old Trafford.

Sport

11/11/2014 16:50

Duket e pashmangshme, Victor Valdes do të nënshkruajë për Manchester Unitedin.

Portieri i lënë i lirë nga Barcelona pas përfundimit të sezonit të shkuar, tashmë disa javë ka stërvitur me skuadrën nga Old Trafford.

Dhe, sipas tabloidit britanik “Daily Mail”, Valdes e ka bindur menaxherin Louis van Gaal, se e meriton të jetë pjesë e Manchester Unitedit.

Portieri spanjoll pritet të zë rolin e zëvendësuesit të David de Geas – i cili së fundmi është përmendur si objektiv i Real Madridit për pasardhës të Iker Casillasit – që ka shkëlqyer me paraqitjet e tij deri më tani gjatë këtij sezoni.