Valdes në Monaco

Portieri i Barcelonës, Victor Valdes do të transferohet në Monaco. Ylli i gjigantit katalan ka arritur marrëveshje katërvjeçare me klubin nga Ligue 1, ku do të bashkohet me Eric Abidalin.

Sport

25/04/2014 17:43

Në përjashtim të ndonjë befasie, Victor Valdes do të jetë portier i ri i Monacos, për katër sezonet e ardhshme.

Sipas të përditshmes sportive katalane El Mundo Deportivo, gardiani i Barcelonës – i cili ka paralajmëruar largimin nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës kur edhe do t’i skadojë kontrata me gjigantin nga Camp Nou – do të transferohet në Monaco, ku do të bashkohet me ish bashkëlojtarin e tij nga Barcelona, Eric Abidal.

Valdes, pavarësisht insistimit të drejtuesve të Barcelonës që ai të mbetet në klub, ka shprehur interesim të provojë ndonjë sfidë të re dhe tashmë ka arritur marrëveshje me klubin e promovuar në Ligue 1 këtë sezon, e që do të garojë në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve. 

Monaco ka transferuar një numër të madh yjesh së fundmi, përfshirë golgeterin kolumbian Radamel Falcao nga Atletico Madrid.