Valdes, mbret i penalltive

Ka paralajmëruar se do të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni kur edhe do t’i skadojë kontrata me klubin, por vazhdon të tregojë përkushtim maksimal në fushë. Victor Valdes shkëlqeu me paraqitjet e tij në dy ndeshjet e javës së kaluar kundër Ajax Amsterdamit në Ligën e Kampionëve dhe Rayo Vallecanos në La…

Sport

23/09/2013 18:00

Ka paralajmëruar se do të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni kur edhe do t’i skadojë kontrata me klubin, por vazhdon të tregojë përkushtim maksimal në fushë.

Victor Valdes shkëlqeu me paraqitjet e tij në dy ndeshjet e javës së kaluar kundër Ajax Amsterdamit në Ligën e Kampionëve dhe Rayo Vallecanos në La Ligë.

Valdes priti nga një penallti në secilin duel në fitoret e thella të gjigantit katalan me rezultat identik 4-0. 31-vjeçari i njohur për reflekset e tij të shpejta, priti dy goditje nga pika e bardhë brenda tri ditësh.

Me këtë të fundit, ai u barazua me portierin e Real Madridit, Iker Casillas në kuotën e 10 penalltive të pritura në La Ligë.

“Jam shumë i kënaqur me paraqitjet e Valdesit këtë stinor. Ai ka treguar formë të lartë”, deklaroi trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino, pas ndeshjes me Rayo Vallecanon.