Valdes i ‘ndihmon’ Realit

Transferimi i Victor Valdesit në Manchester Unitedit do ta ndihmojë Real Madridin për të blerë David de Gean.

Sport

13/11/2014 08:52

Real Madrid mund të ndihmohet në realizimin e një përforcimi të madh, pikërisht nga një ish anëtar i Barcelonës.

Sipas të përditshmes sportive madrilene “Sport”, Victor Valdes është shumë pranë transferimit në Manchester United.

Ish portieri i Barcelonës tashmë disa javë është duke stërvitur me gjigantin nga Old Trafford dhe raportohet se ka bindur menaxherin Louis van Gaal se e meriton të jetë pjesë e ekipit.

Dhe, transferimi i Valdesit thuhet se mund të lirojë David de Gean, objektiv i Real Madridit për pasardhës të kapitenit, Iker Casillas.