Valderrama: James është në nivelin e Messit dhe Ronaldos

Ish-lojtari i Kombëtares së Kolumbisë, Carlos Calderrama ka thënë se superylli i kësaj kombëtareje dhe i Real Madridit, James Rodriguez është në nivelin e njëjtë me të Neymarit dhe atë të Messit.

Sport

13/06/2015 16:39

Carlos Valderrama ka thënë se James Rodriguez është në nivelin e njëjtë me të Neymarit dhe të Messit.

“Unë nuk jam i befasuar që ai ka bërë shumë mirë te Reali në këtë sezon”, tha Valderrama.

“Ai tashmë e ka treguar që formën që e ka shfaqur në Kupën e Botës nuk ishte e rastësishme”.

“Ai është vetëm 22 vjeçar dhe kishte një debutim të jashtëzakonshëm në La Ligë”.

“Lufta për yjet e Kupës së Amerikës do të jetë ndërmjet Jamesit, Neymarit dhe Messit. James është në nivel të njëjtë me ata”, përfundoi Valderrama.