Valdano: Humbje katastrofë, Argjentina varet nga ky futbollist

Jorge Valdano ka analizuar humbjen e Argjentinës në ndeshjen miqësore nga Spanja.

Sport

28/03/2018 12:06

Humbja tenistike e Argjentinës në miqësoren me Spanjën ka hapur një plagë të thellë në përfaqësuesen bardheklatër, që vështirë se do të shërohet para se të nisë Botërori.

Trajneri Jorge Sampaoli dhe futbollistët që hodhi në fushë janë vënë në shënjestër për këtë disfatë, që mbetet ndër më të thellat në historinë e Argjentinës.

Ish-sulmuese argjentinas, Jorge Valdano, duke komentuar sfidën e “Wanda Metropolitano” u shpreh se parashikon një periudhë shumë të vështirë për përfaqësuesen latine.

“Ky rezultat është i tmerrshëm për Argjentinën, një katastrofe e vërtetë. Do të përjetojë një kalvar vuajtjesh deri në startin e Botërorit.”

62-vjeçari theksoi më tej se vetëm prania e Lionel Messi mund të jetë arsye që Argjentina të ketë qoftë një mundësi të vogël për ta fituar Botërorin.

“Messi është arsyeja e vetme që ekziston një mundësi minimale që Argjentina të ngrejë lart trofenë. Me Higuainin janë shumë të zhngënjyer në Argjentinë. Nuk do të doja kurrë të isha në pozicionin e Jorge Sampaolit.”