Valbona Osmani e suspenduara tjetër në Inspektoratin Policor

Lajmi për suspendimin e saj është konfirmuar nga vet Osmani e cila nuk ka pranuar të flasë për arsyet e suspendimit.

Lajme

15/06/2016 18:47

Në mesin e zyrtarëve të lartë të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) të cilët janë suspenduar nga puna gjatë 24 orëve të fundit është edhe Valbona Osmani, drejtoreshë e Departamentit të Analizës.

Lajmi për suspendimin e saj është konfirmuar nga vet Osmani e cila nuk ka pranuar të flasë për arsyet e suspendimit.

Ajo ka thënë se deri në fundin e hetimeve i është ndaluar të flasë rreth rastit.

Kallxo.com më herët raportoi edhe për suspendimin e  drejtorit të Hetimeve në Inspektoratin e Policisë së Kosovës, Jetullah Aliu.

Suspendimi i dy zyrtarëve të lartë të IPK-së është kryer pasditen e së martës pas një njoftimi nga ana e Prokurorisë së Shtetit e cila e ka marrë vendim për fillimin e hetimeve për dy zyrtarët e lartë.

Arbër Beka, zëdhënës i IPK-së, i pyetur për këtë çështje ka thënë se çdo gjë rreth rastit është sqaruar në një njoftim të cilin IPK e ka publikuar të martën.