Vala Superliga, sot luhet një ndeshje interesante

.

Sport

24/09/2017 08:58

Xhiroja e gjashtë në Vala Superligën e Kosovës e në futboll e mbyll sot ‘perden’ me ndeshjen Vllaznia e Pozheranit – Drita e cila zhvillohet nga ora 16:00 në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Kjo ndeshje pritet me shumë interes nga të dyja ekipet për shkak të rëndësisë së madhe të pikëve.

Ndeshja pritet të sjell numër të madh të tifozëve në stadium për shkak të afërsisë që kanë këto dy klube.

Sikurse për shumë futbollistë të Vllaznisë, edhe për trajnerin Bekim Isufi kjo ndeshje do të jetë speciale pasi që përballet me skuadrën e tij të zemrës, Dritën.

Vllaznia para këtij takimi ndodhet në vendin e 11 (parafundit) me tri pikë të tubuara kurse Drita zë pozitën e tetë me shtatë pikë të mbledhura.