Vala, pas fushatës me numër jep edhe 3 mijë euro për britanikun e UÇK

Telekomi i Kosovës - Vala, pasi vendosi një numër telefoni humanitarë në dispozion të publikut, për të ndihmuar britnikun e UÇK-së, Jon Harrison, ndërrmori edhe hapin tjetër,- një donacion me shumën prej 3 mijë eurove që do të kalojnë në fondin e britanikut, shumë e cila i duhet atij për tu operuar pasi vuan nga një smundje e rëndë.

Lajme

28/03/2017 16:32

Telekomi i Kosovës-Vala, vendosi që ushtarin e UÇK-së, britanikun e forcave speciale të SAS, Jon Harrison, që më pasë luftoi kundër serbëve në të gjitha fushëbetejat e Ish-Jugosllavisë, Kroaci, Bosnje dhe më pas edhe në Kosovë, ta ndihmojë financiarisht në mënyrë të drejtëpërdrejt në fondin e tij. Komisoni për Donacione në Telekomin e Kosovës, vendosi që shumën prej 3 mijë eurove ta kalojë në xhirollogarinë e britanikut Harrison, i cili prej disa kohësh është duke zhvilluar një fushatë për mbledhje fondesh në mënyrë që të operohet nga kanceri prej të cilit vuan. Vendimi për dhënjen e donacionit erdhi pasi Telekomi i Kosovës, prej kohësh në dispozicion të publikut ka vendosur një numër për ndihmë humanitare.

“ Kur sheh rastin e ish ushtarit Britanik, një profesionit dhe trajnues i forcave speciale britanike dhe ish ushatrë i UÇK-së, nuk mund të qëndrosh indiferent. Kur Kosova apo ne ishim në pozitë të vështirë, Jon Harrison vendosi të sakrifikojë veten dhe të luftojë për ne. Tash që ai ka nevojë për ndihmë, ne nuk duhet të qëndrojmë indiferent”, tha Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa.

Sipas tij, Telekomi i Kosovës, jo vetëm në rastin e Jon Harrison, por edhe për njerëz tjerë që kanë pasur nevojë, i’u ka ndihmuar. Jon Harrison, gjithsesi nuk ka arritur ende të mbledhë shumën e duhur për të kryer operimin e nevojshëm nga kanceri, pavarësisht fushatës nga shumë njerëz. Kjo ka bërë që miq të tij, të japin apel dramatik për gjendjen e tij të rëndë.

“ Miku dhe heroi ynë Jon Harrison ka hyrë në fazë shumë kritike, ku në njërën anë i është afruar afati që i kishte caktuar spitali për intervenimin ndaj tumorit në tru, kurse në anën tjetër mungon më shumë se një e treta e shumës së nevojshme për intervenim (rreth 15’000 £). Tani ekziston rreziku që për shkak të mungesës së shumës së nevojshme të parave t’i shtyhet intervenimi për në muajin gusht, ku tumori do të rritej jashtë parametrave për të pasur sukses në intervenimin e mëvonshëm. Jon Harrison është i mahnitur nga solidariteti i atyre që kanë dhënë donacione. Atyre ai u është mirënjohës pafundësisht. Miq bashkatdhetarë, bashkëkombasë, ju lutem që t’i bashkangjiteni këtij aksioni dhe të mos turpërohemi si komb e si shoqëri. Kjo nuk guxon të na ndodhë në asnjë menyre!! Fundja në qoftëse në një moment kritk egzistencial të qenjes sonë, ndërgjegja e tij njerëzore e solli Jon Harrison-in në frontin e luftës, a ka gjë më turp për ne, në qoftëse në momentet kritike të jetës së këtij Heroi, ndergjegja jonë të rrijë e fjetur?!! “, shkroi pak orë më parë nje prej miqëve të tij./RTK