Vala ofertë të re, 4.5 cent minuta me të gjithë operatorët

Nga sot të gjithë konsumatorët Prepaid të Vala-s do të kenë mundësi të flasin me të gjithë operatorët në vend me vetëm 4.5 cent për minutë.

Lajme

31/03/2015 14:41

Aktivizimi bëhet përmes SMS-it në numrin 50555 me tekstin Vala Classic për vetëm 2,00 Euro në muaj. Bisedat me të gjithë operatorët në vend janë vetëm 4.5 cent/minutë. Këtë lajm e kanë bërë përmes një njoftimi drejtuesit e këtij operatori telefonik.

“Ky është një nga produktet e reja, i cili vjen si rezultat i përkushtimit, qasjes së re të orientimit drejt konsumatorit dhe modernizimit të teknologjisë së Vala-s për të gjitha grupmoshat e konsumatorëve. Njëkohësisht përmes lansimit të këtij produkti të ri, duam të bëjmë me dije, se PTK ka një teknologji më të avancuarën në vend, e cila bën padyshim që të kemi përparësitë më konkurruese në treg, që do të mundësojë vazhdimësinë e lansimit të produkteve tjera të reja dhe atraktive gjithmonë për shfrytëzim dhe në shërbim të të gjithë klientëve tanë ”, citohet të ketë thënë Drejtori Menaxhues Agron Mustafa. Në komunikatën për media thuhet se produkti “ Vala Classic”, është oferta e 6-të e lëshuar brenda 3 muajve, dhe se bëhet për qëllim të rritjes së përkushtimit ndaj konsumatorëve.

Por, të gjithë konsumatorët e VALA-s që e aktivizojnë këtë pako, nuk mund të jenë pjesë e përfitimeve nga pakot e tjera.