Vala me ofertë speciale për liberalizimin e vizave

Shfrytëzimi i internetit për ata që udhëtojnë në vendet e Bashkimit Evropian për klientët e Vala-s do të kushtojë vetëm 1.99 euro në ditë. SMS-të do të kushtojnë vetëm 10 cent, ndërsa një minutë bisedë 40 cent. Kjo është superoferta e Vala-s, e cila mundëson që  asnjë qytetar i Kosovës të mos ketë nevojë të ndërrojë numrin, pasi çmimet e Vala-s janë shumë të pranueshme.

Lajme

04/05/2016 16:25

Telekomi i Kosovës, Vala, lansoi sot një superfertë për klientët e saj, në përgjigje të lajmit të shumëpritur që u dha para disa orësh për liberalizimin i vizave për qytetarët e Kosovës.

Siç njofton Vala përmes një kumtese për media “të gjithë qytetarët e Kosovës, që do të udhëtojnë pa viza në vendet e Bashkimit Evropian, nuk kanë nevojë të marrin numra të telefonit mobil të vendeve që vizitojnë, pasi operatori numër një në vend, Telekomi i Kosovës, ka krijuar lehtësira të jashtëzakonshme”, thuhet në njoftim, raporton lajmi.net.

Me vetëm 1.99 euro në ditë, mund të shfrytëzohet interneti dhe telefonia e Telekomit të Kosovës, një çmim që është vlerësuar shumë i përshtatshëm dhe i përballueshëm për qytetarët e vendit tonë.

“Ka disa kohë që po përgatitemi për këtë lajm të jashtëzakonshëm për qytetarët e Kosovës, të cilët më në fund mund të udhëtojnë pa viza në vendet e Bashkimit Europian. VALA tashmë kompleton ofertën e saj për internet në Roaming duke filluar me pako 1 ditore, 4 ditore dhe 10 ditore me operatorë të përzgjedhur anekënd Evropës dhe më tepër. Oferat vlejnë për të gjithë konsumatorët e Vala-s, me parapagim dhe ata me faturë mujore (Prepaid dhe Postpaid)”, tha Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa.

Sipas Mustafës, ofertat e Vala-s, janë të ndara konkretisht në 3 zona.

Zona A përfshin regjionin me operatorët e përzgjedhur në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Turqi dhe Bullgari. Ofertat fillojnë nga 1.99 Euro për 60 MB internet, për 1 ditë shfrytëzimi.

zona_a

Ofertat tjera janë për periudhën 4 dhe 10 ditore. Vlen të theksohet se dërgimi i një SMS kushton vetëm 0.10 Euro, ndërsa bërja dhe pranimi i telefonatave për një minutë kushton vetëm 0.40 Euro.  Oferta vlen vetëm për destinacionet Vala dhe rrjetin e vizituar.

Zona B përfshin operatorët e përzgjedhur në Evropë si Austri, Gjermani, Kroaci, Slloveni, e vende tjera.  Ofertat fillojnë nga 2.99 Euro për 60 MB internet për 1 ditë shfrytëzimi. Ofertat tjera janë për periudhë 4 dhe 10 ditore. Vlen të theksohet gjithashtu se edhe në këtë zonë, dërgimi i SMS kushton vetëm 0.10 Euro, ndërsa bërja dhe pranimi i telefonatave për një minutë kushton vetëm 0.40 Euro.  Oferta vlen vetëm për destinacionet Vala dhe rrjetin e vizituar.

zona_b

Zona C përfshin operatorët e përzgjedhur në Evropë dhe Amerikë. Ofertat fillojnë nga 5.99 Euro për 30 MB internet për 1 ditë shfrytëzimi. Ofertat tjera janë për periudhë 4 dhe 10 ditore.

zona_c

“Pakot janë dizajnuar që të kënaqin klientët në Evropë dhe pjesët tjera të botës. Me Telekomin e Kosovës, vizitat nëpër vendet e Bashkimit Evropian, tashmë janë më të lehta, sepse komunikimi me Kosovën nuk ka nevojë të shkëputet. Evropa është më afër me Vala”, theksoi Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa./lajmi.net