Vala e të ftohtit deri të enjten, pritet sërish borë

Meteorologët edhe më tej paralajmërojnë për temperature ekstremisht të ulëta të cilat në orët e hershme të mëngjesit do të shkojnë deri në minus 21 gradë celsius.

Lajme

09/01/2017 20:45

Temperatura më e lartë për të martën në vendin tonë pritet të arrijë në minus 7 gradë celsius, raporton lajmi.net.

Sigurisht se temperatura prej 21 gradë celsius do të jetë në male dhe bjeshkë.

Sipas AccuWeather, vendi ynë të mërkurën pritet të përfshihet sërish nga reshjet e borës, ndërsa vala e të ftohtit pritet të zbutet vetëm të enjten, kur pritet edhe rritja e temperatura deri në 0 gradë celsius.
Aktualisht (Ora 20:40), temperatura në Prishtinë shënon -13 gradë celsius. /Lajmi.net/