Val Maloku me rol edhe në një film tjetër në Hollywood

Talenti i ri Val Maloku do të luajë djalin e aktores së njohur Jessica Chastain në filmin 'The Zookeeper's Life'.

ShowBiz

03/09/2015 21:36

Pas konfirmimit se Vali do luajë përkrahë aktorit të ‘Game of Thrones’ Sean Bean në serialin ‘Legends’, tani vjen edhe një lajm fantastik.

Ai do luajë pranë aktores së nominuar dy herë për çmim Oscar, Jessica Chastain, në filmin më të ri të regjisores Niki Caro ‘The Zookeeper’s Wife’, transmeton lajmi.net.

Filmi do bëjë fjalë për një kopsht zoologjik në Varshavë dhe si gjatë peridhës së okupimit nazist ata kanë shpëtuar jetë të shumë njerëzve dhe kafshëve, ndërsa Vali do luajë rolin e të birit të Antoninas, e cila do luhet nga Jeesica Chastain.

Në rol kryesor është edhe aktori Daniel Bruhl, i cili është i njohur për rolin e Niki Laudas në filmin ‘Rush’.

Vali së fundmi ka pasur sukses shumë të madh me filmin’Babi’, aktrimi në të cilin ka shkëlqyer dhe po i sjell gjithë këto role ndërkombëtare./Lajmi.net

Vali1