Vaki shqiptare: Gjyqtari e nxjerrë kartonin, futbollistët e detyrojnë ta fus në gjep

Futbolli shqiptar sot më shumë ka prodhuar çudira se sa futboll.

Sport

10/12/2016 19:39

Pas Beratit, Burrelit dhe Shkodrës, një tjetër skenë jo fort e hijshme ka ndodhur në stadiumin “Zeqir Ymeri”, ku u luajt sfida ndërmjet Kukësit dhe Flamurtarit, e cila përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të verilindorëve.

Një situatë e çuditshme ka ndodhur në fundin e ndeshjes. Arbitri Olsi Sokoli ndaloi lojën në minutën e 92-të, pasi Alvesh bëri faull në hyrje të zonës së Kukësit.

Për gjyqtarin ishte edhe karton i verdhë, të cilin e mbante në dorë. Lojtarët e Flamurtarit nisën të protestonin dhe më pas e detyruan që të fuste kartonin në xhep, pasi do të ishte i dyti për Alvesh që do të thotë karton i kuq dhe një mungesë e rëndësishme për ndeshjen e radhës kundër Partizanit.

YouTube player

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.