Vaki kosovare: Në vend të parave, ia ofruan një lopë me viç!

Ajo çka ndodh në futbollin e Kosovës është vështirë që të imagjinohet edhe nga regjisorët e filmave të Holliwoodit.

Sport

10/12/2016 23:55

Trajneri i Hajvalisë, Emin Bajrami, gjatë kohës sa ishte futbollist, ishte një lojtarët më të spikatur të ligës së Kosovës. Ku ishte Emini, nuk mungonin golat.

Gjatë vitit 2000, Bajrami ishte pjesë e Llapit derisa në të njëjtën kohë është aktivizuar edhe për skuadrën e futbollit të vogël, Shqiponja e Halabakut nga Podujeva.

Në vitin e parë sa u aktivizua në këtë ekip, Bajami mori 1 mijë euro kurse për vitin e dytë, pronarët e Shqiponjës në pamundësi për t’i dhënë para, ia ofruar një lopë me viç. “Pasi mora vitin e parë 1 mijë euro, në vitin e dytë më ofruan një lopë me viç. Për shkak të respektit që kisha për pronorët, e pranova ofertën dhe luajti edhe një vit tjetër me ekipin”, kujton Emin Bajrami për Gazetaolle.com.

Ndryshe, Bajrami përpos që e drejton ekipin e meshkujve të Hajvalisë, me shumë sukses e drejtohen edhe atë të femrave.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.