Vajzë Islande

Bjork Guðmundsdóttir, (47), këndimin profesional e filloi në moshën 11 vjeçare, kur e publikoi albumin e parë Bjork (1977). Pas shpërbërjes së bendit të saj Sugarbabes, në 1992, u shpërngul në Londër, ku punoi në albumet Debut (1993) dhe Post (1995). Në vitin 2000 u shpërblye me çmimin e aktores më të mirë në Festivalin…

ShowBiz

03/09/2013 20:12

Bjork Guðmundsdóttir, (47), këndimin profesional e filloi në moshën 11 vjeçare, kur e publikoi albumin e parë Bjork (1977). Pas shpërbërjes së bendit të saj Sugarbabes, në 1992, u shpërngul në Londër, ku punoi në albumet Debut (1993) dhe Post (1995). Në vitin 2000 u shpërblye me çmimin e aktores më të mirë në Festivalin e Cannes, për rolin e saj në filmin e Lars Von Trier Dancer In The Dark. Prej 2010 është e angazhuar në projektin Biophilia, i cili përfshin albumin, performansat live dhe programet edukative. I ka dy fëmijë dhe jeton në Islandë.

Kur jeni më e lumtura?

Kur bëhem një me natyrën dhe me njerëzit.

Cila është frika më e madhe?

Kur nuk bëhem një, kur mbes pa energji për t’u përbashkuar…

Cili është kujtimi i parë?

Gjyshi duke më vozitur për në kopsht. Ndihma që u jepja kujdestarëve për t’i shpërndarë rriskat e bukës së thekrës, duke menduar se isha njëra prej tyre.

Cilin person të gjallë e adhuroni më së shumti dhe pse?

Fëmijët e mi i konsideroj shumë inspirues.

Cila është karakteristika që e urreni më së shumti tek vetja?

Kam dell të puritanes/perfeksionistes. Por, ia kam parë hairin shumë herë.

Cila do të ishte superfuqia juaj?

Humori, lehtësia.

Nëse do të mund të kthenit në jetë diçka që është zhdukur, çfarë do të zgjidhnit?

Qimet e fytyrës së femrave dhe bishtat.

Aroma më e dashur?

Bima ravent (rhubarb), oksigjeni në xhungël, të marrit erë flokëve afër kafkës.

Fjala më e dashur?

Zemra.

Libri më i preferuar?

Kam shumë! Mirëpo, të vetmet libra që i kam rilexuar janë Ditarët e Anaïs Nin.

Mace apo qen?

Kam alergji ndaj maceve.

Fustani apo kostumi më i veçantë?

Ai që do t’më bënte të padukshme.

Është më mirë të japësh, apo të marrësh?

Më së miri është të ketë rrjedhshmëri midis të dyjave.

Kënaqësia që iu bën të ndjeheni keq?

Keqardhja për veten.

Çfarë iu keni borxh prindërve?

Integritetin dhe moskokëçarjen për mendimet e të tjerëve.

Ç’është dashuria?

Ngrohtësi. Ushqyerje absolute.

A keni thënë ndonjëherë “Të dua” pa e menduar?

Jo.

Puna më e vështirë që e keni bërë?

Aspekti i udhëtimeve në punën time aktuale mund të jetë inspirues, por edhe kaotik.

Nëse do të mund të ktheheshit në kohë, kur do të zhvendoseshit?

Në momentin e fekondimit të fëmijëve të mi.

Kur keni qarë për herë të fundit dhe pse?

Dje. Dashuria.

Si relaksoheni?

Shikoj filma. Kur kam qenë fëmijë nuk kemi pasur televizor në shtëpi. Rreth moshës 30 vjeçare i kam zbuluar filmat dhe kam filluar që sistematikisht t’i kompensoj mungesat. Koleksionoj dokumentarë dhe filma, i shikoj në disa net gjatë javës. Kjo ka ndikuar në të nënvetëdijshmen time: dikur kishte vetëm muzikë, tash është një miks.

Kur keni qenë më së afërmi me vdekjen?

Para tre vjetësh, kur më kanë vdekur gjyshërit e mi.

Cila gjë do ta përmirësonte kualitetin e jetës suaj?

Krijimi i këngëve.

Për çka do të donit të mbaheshit në mend?

Do të ishte lavdëruese të kujtohesha si dikush që e ka festuar jetën.

Cili është mësimi më i rëndësishëm që iu ka mësuar jeta?

Përulësia. Sillu shlirshëm: mund ta bësh më të mirën.

Redaktoi: A. M.