Vajzat shqiptare postojnë në “Instagram”, pamje duke e “masakruar vetën – Lajmi.net
Vajzat shqiptare postojnë në “Instagram”, pamje duke e “masakruar vetën
Autori: Lajmi.net FunLifestyleRrjetet Sociale 20:31, 10 November 2016
Interneti si mjet i komunikimit me botën, ka dhënë shumë mundësi të zhvillimit. Informimi në kohë reale dhe njohja e botës është më e shpejt se kurrë. Rrjetet sociale janë duke dhënë mundësi të madhe për shprehjen e mendimeve, por jo gjithçka është në rregull me to.

Çdo ditë – në rrjetet sociale si Facebook, Instagram, Twitter e të tjera, hasim gjëra interesante dhe me interes për të gjithë, por nuk mungojnë edhe raportimet e rënda.

Disa njerëz nuk hezitojnë fare të bëjnë publike jetën e tyre në rrjetet sociale, pa marrë parasysh se çfarë rreziku paraqet ose si mund të ndikoj kjo dukuri në shoqëri.

Ekziston një profil në rrjetin social “Instagram”, me emrin “femer” dhe kryesisht është e ndjekur nga vajzat e reja shqiptare, bazuar në aktivitetin e saj, raporton lajmi.net

Në këtë profil, përveç teksteve, mbishkrimeve, fotografive dhe mesazheve me karakter dashurie e vuajtje, hasim edhe video e fotografi të vajzave duke e “masakruar” vetën pa mëshirë.

Nëse analizojmë komentet mund të vërejmë se problemet e tyre janë kryesisht probleme dashurie dhe mosha e tyre është shumë e re.

Pamjet e fotografive dhe videove janë shumë të rënda, gjëra që jo lehtë mund t’i bëhen vetës:

A photo posted by @femer__ on

Gjithqka mke dhan pa dashni mke lan… E di ni dit do pendohesh qe mi ke bere kto mirpo do jet vonn ti a po menon qe veten tem ta kom fal le ate mirpo un gjithqka bana per ty jam kan n gjendjee me jap jeten per ty o idiott qe mki shkatrru tersisht 😖 a po gzohesh qe ma nuk jam vetjaa nuk jom ma ajo vajza 👩🏼 qe ma heret jam kan pse mndodhen mu kto ëhh? Per qka a i meritova un kto qe mi bane e tash thu qe spo muj ma🙌🏻 mirpo ti me heret mujtee 😓qka ndryshoj tek ti sa shpejt!! Thu qe kom pas fm sje e para ama gjithmon qeshtu mperseritet hm te pakten kur e ke dit qe do ndodh kjo ateher pse nuk me tregove n fillim qe mos t maj ma shpres per tyy pse (se kam desht te dikush mu mbeshtet po e kot osht ) ☹️ nashta e ki pas me lujt me mu ! 😯 mirpo mos harro ni dit kan me tu kthy kto nashta edhe ma shum kan me tu kthy ! kur mshe tu kajt mthu fshi lotet 😢se sun pot sho qeshtu mirpo ti nga brenda knaqesh tu kesh me mu qe mke pru n ket gjendje knaqesh te shoh mirpo gabimi ma t madh e bana at dit kur te besova , kur u njoftova me ty ,kur dola me ty !! Mirpo mos ke dert nje dit do e mbys vetin e nuk rri veq n kujtime e te lendu veten se spo muj ma me doruu 🙌🏻🙌🏻🙌🏻🙌🏻🙌🏻🙌🏻 qaq n gjendje t keqe mke pru sa qe ma spo kam shpresa per me jetu do ndegjosh nje dit do pysesh per mu qe pse nuk pom shkrun pse spo mi kthen pse spe sho kerkun mirpo at dit un do vdes e jeto i qet ti mirpo diqka tet them me degjo mir se asnjeher nuk do ta fali te qe ma ke be ! Dhe te them se nuk do t shkoj dita qe un te vdes e do besh fm tjeter mirpo ti tregosh ciles do fm qe behesh bashk se muj met lendu edhe ty si dikon tjeter qe e kom lendu dhe ti thuash qe smunet edhe shum gjat te na shkoj ! I poshter kur te besh fm tjeter mos e lendo si mu qe mki lendu 🙌🏻😔 !!! IDIOT harro qe te do dikush me shum se un ! Harrojeee !!! 🙌🏻🙌🏻

A photo posted by @femer__ on

😔

A photo posted by @femer__ on

😣😭

A photo posted by @femer__ on

Në faqen e Instagramit me emrin “femer_” mund t’i shihni postimet tjera./lajmi.net

 

Fjalët kyçe: femrat shqiptare, Instagram

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play Turbo Racing 3
  • Play Urban Basketball
  • Play Rock Wheels