Vajzat nga Serbia ofrojnë seks në Kosovë për 20 dollarë

Vajzat serbe, kryesisht nga jugu i Serbisë, vizitojnë shpesh qytetet e Kosovës, ku ofrojnë të lira seksuale. Por ato thonë se pavarësisht kësaj, fitojnë mjaftë. 

Lajme

29/12/2014 16:24

Një hulumtim i mediave, për prostitucionin në Serbi, nxjerrë detaje edhe për vajzat serbe që ofrojnë shërbime seksuale në Kosovë. 

Gazeta serbe, Vecernje Novosti, shkruan se vajza nga Nishi, Krushevci, Vranja, por edhe nga Beogradi, kohëve të fundit, shpesh vizitojnë qytetet e Kosovës, ku ofrojnë shërbime seksuale për shqiptarët, por edhe pjesëtarët e KFOR-it, me çmime relativisht të lira, nga 20 deri në 50 dollarë amerikanë, transmeton lajmi.net.

Shqiptarët sipas kësaj gazete, kohëve të fundit e kanë zhvendosur prostitucionin nëpër shtëpi private, në mënyrë që të mos zbulohen nga autoritetet.

Ndërsa vajzat serbe, shpesh vijnë në Kosovë në mënyrë individuale, të pashoqëruara nga askush. Ato vetëm vijnë në Kosovë, vendosen në ndonjë hotel dhe fillojnë punë, duke ofruar trupin e tyre në këmbim të parave, nga 20 deri në 50 euro.

Por ka edhe raste, kur vajzat serbe mashtrohen nga trafikantë të ndryshëm, shqiptarë dhe serbë, të cilët bashkëpunojnë mirë mes vete. Ata në shumicën e rasteve i joshin vajzat duke u premtuar se do të punojnë në klube dhe disko, si kameriere, por përfundojnë si prostituta.

“Unë jam e papunë. Në Nish nuk ka asnjë mënyrë për të gjetur punë, kështu që kohëve të fundit kam qëndruar për rreth një muaj në Prishtinë”, thotë një 21 vjeçare nga Nishi, e cila tregon se në Kosovë ka marrë një dhomë hoteli, dhe ka punuar pa tutor, duke fituar goxha shumë para. (lajmi.net)