Vajzat me shami kthehen në shkollë, drejtori këmbëngul se ato po shkelin kodeksin

Pas reagimit të Ministrisë së arsimit, Hilali dhe Hazali sot u kthyen në bankat e shkollës “Vllazërim Bashkimi” të Ohrit.

Lajme

21/09/2017 14:39

Para disa ditëve atyre iu ndalua të ndjekin mësimin për shkak shamisë.

Nëna e tyre Nevrez Latifi thotë që vajzat e saja nuk do ta heqin mbulesën, pasi që ligji e lejon këtë. Vajzat ishin përshëndetur me shoqet duke menduar se nuk mund t’i kthehen mësimit

“Nga Inspektorati i arsimit në Ohër më saktësisht Bllagoja Stenkovski më tha që ka një pikë në ligj që nuk lejon mbajtjen e shamisë.

Unë dje i solla vajzat në shkollë por rojtarët nuk lejuan vajzat të hynë”, tha Nevrez Latifi, nënë.

Megjithatë drejtori i kësaj shkolle Muamer Doko këmbngulë se kodeksi i shkollës nuk lejon që nxënësit të vijnë me shami, por sipas tij duhet të vishen sipas uniformës që ka përcaktuar shkolla.

Edhe këshilli i arsimtarëve në këtë shkollë është mledhur për diskutuar për gjendjen e vajzës, por ata thonë se fjalën e fundit do ta ketë drejtori i shkollës.  Në reagimin e ministrisë së është thënë se të dy vajzat duhet të vazhdojnë mënjëherë shkollimin, por  inspektorati i arsimit në Ohër kundërshton duke thënë se kjo është kundër ligjit.

Sipas kësaj nuk dihet nëse në ditët në vazhdim vajzat do të mund të ndjekin mësimin.

YouTube player