Vajzat kthejnë virgjërinë për ta ruajtur nderin

Është menduar që kjo temë i takon së kaluarës, por virgjëria tek femrat mbetet edhe sot dëshmia kryesore e ndershmërisë tek to.

Lajme

10/04/2018 20:41

Të ndodhura mes jetës moderne dhe traditave të vjetra, vajzat në Kosovë kanë gjetur zgjidhje.

Ato nëse duan, mund t’i bëjnë të gjitha dhe në fund të mbesin të virgjëra.

Njollat e gjakut në qarshaf, janë deshi për këtë.

Në Kosovë ka shumë spitale që e kryejnë ndërhyrje kirurgjike e qujtur himenoplastikë- e njohur në popull si “kthimi i virgjinitetit”.

E ky proces kryhet shumë lehtë.

Mjafton të kesh para dhe për dhjetë minuta punë virgjëria kthehet në vend.

Çmimi për një intervenim të tillë sillet prej 600 deri 1000 euro. Por çmimi mund të ndryshojë nëse insistimi është i madh.

Për këtë arsye gazetarja paraqitet sërish në të njëjtën klinikë për të negociuar çmimin i cili sipas mjekëve të kësaj klinike është shumë i lirë krahasim me rëndësinë që ka ky operacion.

Megjithatë marrëveshja finale rezulton me një çmim prej 500 euro për këtë intervenim të cilin gjinekologu i kësaj klinike e kryen në çdo moment.

Edhe në këtë klinikë që ndodhet në periferi të Prishtinës kryhet me lehtësi himeno-plastika.

Mjekët janë në dijeni që kjo veprimtari nuk është e ligjshme, prandaj kanë kujdes të shtuar kur pranojnë pacientë.

YouTube player