Vajzat kërcejnë në shtëpi, shikoni çfarë bën babai pas tyre (Video)

Dy vajza adoleshente, po kërcenin në banesën e tyre duke ndjekur ritmin e një kënge, në sinkron të plotë me njëra tjetrën.

Fun

13/01/2016 17:51

Por vajzat nga Misissipi, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u përballën me një surprizë në mes të kërcimit të tyre.

Motrat kishin ndezur kamerën, duke filmuar lëvizjet e tyre, pa e ditur se bashkë me to, po kërcente një i tretë.

Fshehurazi i ati i tyre i është bashkuar kërcimit, duke lëvizur gjithë ritëm, e hera herës edhe me një spontanitet që lë pa fjalë.

Ai kërceu pa reshtur, deri kur njëra nga vajzat e pikasi.

Për më tepër shihni videon bashkëngjitur.