Vajzat e reja në Kosovë krijojnë aplikacionin për raportimin e ngacmimeve seksuale në rrugë (Video)

Ngacmimet në rrugë janë bërë një realitet i trishtuar për të gjitha femrat anembanë botës, mirëpo në Kosovë është bërë më vulgare dhe nuk raportohet sa duhet për këtë fenomen.

Lajme

25/02/2016 14:35

Një aplikacion i cili tani do të jetë edhe në celularët tuaj mund të ju ndihmojë për të raportuar atë. “Walk Freely” – “Ec Shlirë” në shqip, është frymëzuar nga Hollaback, një lëvizje amerikane e cila ndihmon për të raportuar ngacmimet rrugë.

Aplikacioni Kosovar, i cili nis sot, do t’ia mundësojë përdoruesve për të raportuar rastet e ngacmimit seksual nëpër rrugë. Raportet do të bëhen të dukshme në një hartë interaktive dhe do të dërgohen direkt tek autoritetet. Gjithashtu në aplikacion është një buton për emergjencë, që ua mundëson përdoruesve të thirrin direkt policinë.

Sipas një raporti të ri të publikuar nga Rrjeti i Grave të Kosovës, vetëm 4.1 për qind e kosovarëve kanë raportuar ngacmimin seksual ose kanë dëgjuar për njerëz të tjerë që kanë bërë ndonjë raport. Ata të cilët raportojnë ngacmimet që shohin në rrugë përballen me ligje të paqarta dhe përforcojnë raportin e tyre nga policia dhe prokurorët.

aa

“Në Kosovë shumë gra që përjetojnë ngacmimet nuk raportojnë direkt në polici, për shkak se policia nuk i merr me seriozitet këto ngacmime që bëhen në rrugë”, thotë Albana Dulaj, një programuese 22-vjeçare. “Në qoftë se kemi më shumë raporte, unë besoj se atëherë ata do ta marrin më seriozisht.”

Dulaj është në mesin e 30 femrave të reja që kanë krijuar këtë aplikacion, si pjesë e një grupi të quajtur “Girls Coding Kosova”.

“Ngacmimet seksuale në rrugë ndodhin çdo ditë”, thotë Kaltrina Murseli, një programuese tjetër 23-vjeçare. “Ajo po ndodh edhe me motrën tuaj, me nënën tuaj, vajzën tuaj, me të gjitha.”

Aplikacioni do të grumbullojë të dhënat e raportuara mirëpo viktimat nuk do të identifikohen. Dhe në bazë të këtyre raportimeve ato mund të ushtrojnë presion mbi autoritetet për të reaguar ndaj këtij fenomeni.

Në fund të fundit, programuesja Vjosa Preniqi thotë se aplikacioni do t’i bëjë njerëzit të mendojnë dy herë para se të ngacmojnë dikë, gjithashtu edhe femrat mund të mësojnë nga kjo. Për shkak se ato nuk duhet t’i mbështesin meshkujt dhe të thonë:” Oh janë vetëm ngacmime, kjo nuk është asgjë, kjo është një gjë e rastit”.

Zhvillimi i “Ec Shlirë” po ashtu është duke ndihmuar edhe një problem tjetër në Kosovë: Mungesën e grave në industrinë e teknologjisë. Është një problem në të gjithë botën, por në Kosovë është e përbërë nga mungesa e grave në fuqinë punëtore. Vetëm një në 10 gra ka një punë të tillë dhe një tjetër në 10 gra është në kërkim për një punë, kjo sipas një studimi nga demokracia për zhvillim.

Blerta Thaçi, programuese e cili drejton “Girls Coding Kosova” –“Vajzat kodojnë Kosovën”, është duke u përpjekur për të ndryshuar këtë duke i dhënë të rejave më shumë përvojë në kodim.

“Ato menduan se kjo është diçka që ato nuk mund ta bëjnë, sepse është vetëm për djemtë apo diçka e tillë, por kjo është e kundërta”, thotë Thaçi.

Një tjetër qëndrim kundër ngacmimeve seksuale në rrugë në Kosovë u frymëzua nga video-ja virale “10 orë duke ecur në rrugët e New York si një femër.”

Studentja Rita Parashumti vazhdon të hasë në ngacmimet në rrugë në kryeqytetin e Kosovës  në Prishtinë. Kur Kosova organizoi fushatën “Take Back the Night” në vitin 2014, Parashumti ka shpenzuar tetë orë në këmbë rreth Prishtinës duke u filmuar fshehurazi.

Rrugës burrat i hedhin komente të turpshme. Pjesa më e keqe, thotë ajo, është kur dy të rinj e ndjekin atë për tetë minuta.

Videoja mori shumë vëmendje, veçanërisht në mediat sociale. Njerëzit në Kosovë filluan të flasin më shumë për ngacmimet seksuale në rrugë.

“Ishte hera e parë që isha e lumtur kur dikush më tha diçka të turpshmë në rrugë,” thotë Parashumti. “Unë thash wow, e filmuam këtë.” /Lajmi.net

YouTube player