Vajza zbulon historinë e seksit me milionerin e famshëm, tronditëse çka i ndodhi – Lajmi.net
Vajza zbulon historinë e seksit me milionerin e famshëm, tronditëse çka i ndodhi
Autori: Lajmi.net LifestyleLoveSex 21:58, 13 November 2017
Zbulohet një tjetër aferë seksuale e një të famshmi milioner, emri i të cilit është ndaluar nga gjykata britanike të bëhet publik në media. “The Sun” sjell historinë e marrëdhënies së pasanikut të martuar, me fëmijë, me një parukiere të cilën e kishte njohur përmes një aplikacioni ku lihen takime për të njohur njerëz të rinj.

Fillimisht, mësohet se i famshmi, i cili njihet vetëm me inicialet PJS, nuk ishte prezantuar si i tillë në takimet e para me parukieren. Madje kishte treguar një moshë më të vogël nga ç’ishte në të vërtetë.

Por kur dashnorja e tij e zbuloi, ai u detyrua t’i kërkonte: “Të lutem, mbaje të fshehtë”. Dhe ajo e mbajti premtimin…

HISTORIA

PJS pasi shkëmbeu fotot e para me parukieren, u takuan për seks në një hotel ku paguan 500 paund nata.

“Me PJS nisëm të flisnim në app. Mbajtëm kontaktet dhe u bëmë miq në Facebook. Ai kishte përdorur një emër të rremë, deklaroi se ishte singël dhe më i ri në moshë. PJS mohoi të qenit i famshëm në fillim, por më vonë në mirëbesim, më tha: “Mbaje sekret’ tregon ajo.

Herë pas here shkëmbenin foto, nga palestra duke u ushtruar, më pas erdhën videot intime.

E për këto pasaniku komentonte: “Faleminderit për videon HOT. Dua te luajmë”.

Parukierja ka rrëfyer takimin e parë: “Në fillim të majit, PJS erdhi në Amerikën e Veriut dhe u takuam në një bar hoteli. Pimë disa gota më pas shkuam në një park dhe ecnim duke u kapur për dore. Pas kësaj u kthyem në dhomë dhe kryem marrëdhënie seksuale.

Pas seksit PJS më tha: “Dua të shoh sytë e tu gjithë natën. Kur u zgjova PJS më puthi, pastaj u largova. Disa orë më vonë PJS më dërgoi një mesazh në Facebook e cila më bëri të ndihem tepër e veçantë. Ne i ruajtëm kontaktet …Nuk jam e befasuar që PJS ka pasur marrëdhënie të tjera, por në të njëjtën kohë kam qenë e hutuar. Pjs më ka ofruar të bredhim në të gjithë botën dhe më kërkoi të pajisesha me pasaportë në mënyrë që unë mund të udhëtoja me të. I kam dërguar mesazhe gjatë gjithë kohës, selfies lakuriq në shtrat…”, ka rrëfyer parukierja.

Gjykata e Lartë në Britani pritet të vendosë nesër nëse do pranojë që zbulohet emri i këtij të famshmi që ka përfunduar në gjykatë për aferat seksuale.

Historia e sotme vjen një ditë pasi po “The Sun” publikoi historinë e një marrëdhënie seksuale treshe të këtij personi.

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bike Rivals
  • Play Stealth Sniper
  • Play Urban Basketball
  • Play Urban Basketball