Vajza tërbohet me të dashurin, e kap duke tradhtuar live në TV (Video)

A do t’i ngrinit një kurth të dashurit tuaj për të testuar besnikërinë e tij? Një vajzë e bëri dhe nuk i doli dhe aq mirë.

Fun

03/03/2017 19:42

Ajo kontaktoi një ekip të specializuar te quajtur “Të kapësh tradhtarin” dhe bashkë me ta organizoi një “kurth” për të testuar ndershmërinë e të dashurit të saj. Ekipi e thirri djalin gjoja në një intervistë për një spektakël të ri televiziv. Atij iu tha se audicioni do të regjistrohej në kamera dhe i sollën një vajzë seksi si gazetare për ta intervistuar.

Ndërkohë e dashura e tij mund ta shikonte të gjithë skenën nëpërmjet një laptopi në një dhomë aty pranë. Aktorja seksi që hiqej si gazetare fillon ta provokojë dhe i bën disa pyetje rreth seksit. Pas kësaj situata precipiton dhe djali duket se si fërkon dhe përkëdhel gazetaren tek këmbët e saj. Madje ata shkëmbejnë edhe llogaritë në instagram.

Në një moment aktorja e pyet për një foto ku ai kishte dalë bashkë me të dashurën, dhe për habi djali i përgjigjet se vajza është motra e tij, në një kohë që ai nuk kishte motër por kishte dalë pikërisht me të dashurën.

Pas këtyre momenteve, e dashura mendon se ky është kulmi, del nga dhoma dhe drejtohet drejt vendit të intervistës. Ajo e godet menjëherë në kokë përpara se të flasë, duke e kapur me presh në duar. Por për habinë e të gjithëve, djali pavarësisht se u kap në flagrancë, nuk dukej se i bënte shumë përshtypje. Madje në fund ai i kërkon aktores seksi që luajti rolin e gazetares nëse mund të dilnin. Sigurisht që ajo i tha jo.

YouTube player